JOQ Albania
Home

Taksa e re e naftës, 14 milion euro në vit do t’u vidhen shqiptarëve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria po planifikon të vendosë një taksë të re për naftën, e cila do të jetë 2 l/litër.

Në lidhje me nismën e re të qeverisë ka reaguar ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj.

Ky i fundit shprehet se kostot për ruajtjen e depozitave të naftës do t’i paguajnë shqiptarët, ndërsa fitimet do t’i marrin oligarkët.

Ai shton se nga kjo taksë do të mblidhen 14 milion euro në vit dhe fitimet do t’i marrë privati, pasi Rama ka vendosur ta japë me koncesion, mbajtjen e depozitave të financuara me paratë e shtetit.

Sipas Shehajt, filozofia e Ramës është, që t’u marrë para të vegjëlve dhe t’ja japë të mëdhenjve.

Postimi i plotë

Edi Rama do të rrisë taksën e naftës. Justifikimi i tij është mbledhja e fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore. Taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftes, vlera totale e taksës së re do jetë mbi 14 mln euro në vit. Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës. Por tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit. Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve; ua merr të dobëtve dhe ua jep të fortëve; ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve. Ne do ta ç’bëjmë këtë politikë. Ne do ta ç’bëjmë sistemin oligarki-klientelist që sundon sot ekonominë. Ne do u kthejmë qytetarëve dhe sipërmarrësve taksat e ulta dhe ekonominë e lirë.