JOQ Albania
Home

Pasagjeri jep shfaqje, rrëshqet lakuriq në dyshemenë e lagur të trenit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 12:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pasagjer është filmuar duke hequr rrobat e duke rrëshqitur në dyshemenë e lagur të një treni në Melbourne.

Burri në video ndodhej në linjën Lilydale e cila kalon nga periferia e Lilydale dert tek rruga Flinder, në zemër të Melbourne rrethores 9.3o të pasdites të martën.

Me të parë se çfarë po bënte burri, pasagjerët nxorën menjëherë telefonat dhe nisën ta filmonin ndërkohë që ai vinte vërdallë duke mbuluar pjesën intime me duar.

Dyshemeja e trenit ishte e lagur në mënyrë që pasagjeri të rrëshqiste sa më mirë mes për mes.

Gjithsesi, drejtuesit e transportit publik u shprehën se sjellja e tij nuk është e pranueshme.

Në një deklaratë thuhej gjithashtu:

Nëse pasagjerët bëhen dëshmitarë i ngjarjeve si këto brenda në tren, ne i inkurajojmë që të shtypin butonin e emergjencës në mënyrë që të njoftohet stafi dhe të njoftohet policia."

Nëse identifikohet, pasagjeri aventurier mund ta gjejë veten në telashe të mëdha.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania