JOQ Albania
Home

E turpshme/Policia bashkiake e €rionit sekuestroi një të pastrehë!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 9:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E turpshme është ajo që është publikuar ditën e djeshme nga Nisma Thurje, ku në një video duket një njeri i pastrehë, i cili është hipur në makinën e policië bashkiake, ku zakonisht vendosen frutat dhe perimet që u sekuestrohen tregtarëve ambulantë.

Bëhet fjalë për një të pastrehë, i cili rri në bulevar dhe fle jashtë. Ai është aq paqësor sa që dyshohet të jetë edhe memec.

Siç shkruan Nisma Thurje, me ç’duket paska prishur imazhin e bulevardit a ndoshta ska paguar qiranë e tokës dhe e hodhën në rimorkio si të ishte plaçkë.

Ndër të tjera thuhet:

Kjo s’është punë për policinë bashkiake, është për punonjës social.
Ai s’është mall që mund të sekuestrohet. Duhet shoqëruar në një makinë por duhet futur brenda saj, si njerëzit.
Aq më tepër që jashtë bie shi. Se ai i shkreti rrinte nën strehë.
Kushedi nga do e çojnë t’i japin ndonjë helm, siç bëjnë me qentë e rrugëve…"