JOQ Albania
Home

Kishin mbjellë 1 mijë rrënjë kanabis, tre persona në pranga në Bulqizë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sasi prej një mijë rrënjesh kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Bulqizë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë tre persona, të cilët dyshohet të kenë kultivuar kanabisin.

Fillimisht, bima narkotike është mbjellë në kubikë dhe më pas e kanë çuar në një zonë të pyllëzuar për ta mbjellë.

Kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar. Gjithashtu Policia ka zbuluar edhe një kallashnikov.

Kanabisi dyshohet se ishte çuar nga Tirana në Martanesh dhe ishte përgatitur për tu kultivuar në një zonë të pyllëzuar.

Policia vuri në pranga A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H,  25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Foto ilustruese