JOQ Albania
Home

Deputeti i mbyll gojën gazetares: Rama largohet në shtator, boll bëre avokatin e djallit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/07/2019 23:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti Lefter Maliqi, i ka kërkuar moderatores Eni Vasili që të mos bëjë avokaten mbrojtëse të djallit.

I ftuar në studion e “Open”, Maliqi ka qenë mjaft i ashpër në debate me të ftuarit dhe moderatoren e emisionit.

Maliqi i ka kërkuar Vasilit të mos dalë në mbrojtje të Ramës, pasi Kryeministri dështak do rrëzohet brenda shtatorit.

Deklarata e Maliqit:

Mos ndërhy kot, mos bëj avokaten e Ramës se ai dështoi, po i bien Çitjanet, ty të shpërbleu se të votoj parlamenti Rilindas me 100 vota, drejto emisionin mos më provoko mua dhe mos ndërhy tek të tjerët duke fol për drejtësinë e gjykatën kushtetuese se s’merr vesh, boll bërë avokaten e Kryeministrit dështak se do rrëzohet brenda shtatorit”.

Deputeti Maliqi ka debatuar edhe me zv.ministrin e Jashtëm Petri Koçi.

Situata mes dy të ftuarve është “ndezur” pas pyetjes që Eni Vasili i bëri Lefter Maliqit se, përse nuk dha dorëheqjen ashtu siç kishte premtuar nëse do të bëheshin zgjedhje më 30 qershor.

Kaq ka mjaftuar që Maliqi të shpërthejë në akuza ndaj mazhorancës e kryeministrit, duke iu drejtuar Petro Koçit, të cilit i kujtoi se është sot në qeveri vetëm falë koalicionit me LSI në 2013.

Deklarata e Maliqit:

Ore më lër të flas, qepe mos fol më’, tha Koçi, ndërsa Maliqi iu kthye menjëherë ‘Qepe ti dhe hiqi ato syze. Ti je në qeveri vetem falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013. Mos u bëni hipokrtië”.