JOQ Albania
Home

Po bënte ‘sërf’ te parku i ujit, 51-vjeçarja humb kontrollin dhe përfundon e zhveshur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua 51-vjeçare për pak ka mbetur e paralizuar pas një incidenti që i ndodhi në një makineri simuluese.

Incidenti, që për fat të mirë nuk pati pasoja fatale, i ka ndodhur Tracy Turner ndërkohë që ishte me pushime në Egjipt.

Si pasojë e rrëshqitjes që nuk shkoi mirë, Turner mori dëmtime në kocka si dhe fraktura në shpinë e në qafë.

Tracy thotë se ka shpëtuar për mrekulli, pasi mjekët i kanë thënë se ishte vetëm disa milimetra larg nga paraliza e përhershme.

51-vjeçarja po provonte një simulim sërfi në momenti që gjërat shkuan gabim, bikinit që mbante veshur iu hoqën dhe humbi kontrollin.

Duke folur për eksperiencën e dhimbshme ajo tha se njerëzit duhet ta kuptojnë sesa të rrezikshëm mund të jenë parqet e ujit.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania