JOQ Albania
Home

Fotoja më e ‘dhimbshme’ që mund të keni parë, një top i mbushur me beton
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në rrjet po qarkullon një foto që sapo e sheh të vjen vetëm një gjë në mendje: dhimbje.

Fotoja është bërë nga një burrë i cili e pa topin në fushë me bar, por për fat të mirë nuk provoi që ta gjuante.

Mesa duket dikush e ka marrë topin e çarë, e ka mbushur me beton dhe e ka lënë mes barit që dikush të provojë ‘fatin’.

Fotot janë bërë në një fushë lojë në Bristol.

Personi që e gjeti u shpreh për mediat:

Për pak do i gjuaja. Shkova drejt topit dhe vura re që ishte paksa jo në formë normale, me pas e preka lehtë dhe aty e kuptova që ishte shumë i rëndë. Me shumë siguri është bërë për të lënduar dikë, kanë shkruar edhe disa shënime jo dhe aq të mira. Definitivish është bërë me qëllime të këqia.”

31-vjeçari sqaroi se e mori topin prej betoni dhe e largoi nga fusha në mënyrë që askush të mos e gjuante pa e ditur se çfarë kishte brenda.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania