JOQ Albania
Home

“Na kanë ulur në tokë me pistoleta në kry dhe policia ende nuk ka bërë diçka”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim për grabitje në rrjetet sociale.

Sipas denoncuesit, më datë 27, rreth orës 2 e 50, persona të paidentifikuar i kanë marrë makinën.

Denoncuesi tregon se grabitja ka ndodhur pak përpara kryqëzimit të Shëngjinit.

Më tej ai shton se grabitësit i kanë drejtuar edhe pistoletën.

Ndër të tjera denoncuesi thotë se policia nuk ka bërë asgjë, edhe pse ekzistojnë pamjet filmike.

Postimi i plotë

Narkopolicia e Edvin Mafise dhe Gjeneral Kanabisit fshehin krimin! sb Pershendetje doktor berisha me date 27 rreth ores 2 e 50 te karburat uldedaj pa ik ne kryqezimin e shengjinit nje audi gri na kane grabitur Makinen posh. Na kane ulur ne tok me pistoleta ne kry Jane pamjet filmike Dhe policia ende nuk ka ber dicka
Ajo makin kishte qen 2 ore para ne kerkim te policia Po mos ti jepnin celsa do na gjunin Kjo gje shikohohet shum qart ke karburanti.