JOQ Albania
Home

I vodhi celularin, hajduti i dyshuar poston një selfie në Instagram-in e viktimës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 19:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një hajdut i dyshuar, qe mendohet të ketë vjedhur iPhone-n e një personi, ka postuar një foto të tijën në Instagramin e viktimës.

Pasi i kanë bërë ‘screenshot’ fotos, tashmë burri po kërkohet nga policia për vjedhje.

Pasi ka shtënë në dorë celularin, hajduti i dyshuar kishte postuar një ‘story’ nga Instagrami i viktimës ndërsa shfaqej duke shtrembëruar çuditshëm fytyrën.

Oficerët e policisë në Neë Jersey ishin ata që e bënë publike foton me shpresën se dikush mund ta identifikojë.

Vjedhja raportohet të ketë ndodhur më 16 maj.

Edhe pse me një foto ku duket i ‘shpërfytyruar’, hajduti i dyshuar u ka dhënë goxha të dhëna policëve për identitetin e tij.

Mbetet të vërtetohet nëse personi në foto është hajduti i celularit.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania