JOQ Albania
Home

Ndryshojnë rregullat për uniformat në shkolla, edhe djemtë mund të veshin funde
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke filluar nga një shtatori, nëpër shkolla në Wales, uniformat do të jenë më gjini neutrale.

Njoftimi është bërë ditën e sotme nga qeveria, ndërsa tashmë djem dhe vajza mund të veshin fund ose pantallona sipas dëshirës së tyre.

Kjo do të thotë se uniformat e vëna në dispozicion nga shkolla nuk do të jenë të ndara në bazë të gjinisë dhe fëmijët mund të zgjedhin vetë se çfarë duan të mbajnë veshur, pavarësisht seksit.

Për shembull, pantallonat nuk do të përshkruhen më si ‘veshje për djem’, djemtë nëse duan mund të veshin edhe fund, e njëjta gjë vlen edhe për vajzat.

Udhëzimi i mëparshëm i vitit 2011 ishte jo-statutor dhe shkollave nuk u kërkohej ligjërisht që ta merrnin parasysh ndarjen.

Shkollat pritet të marrin në konsideratë nëse logot e institucionit janë rreptësisht të nevojshme dhe nëse ato duhet ta aplikojnë për vetëm një artikull uniforme ose të ofrohen pa pagesë.

Ato do të duhet të marrin gjithashtu në konsideratë nëse ka nevojë për uniforma të ndryshme për verën dhe dimrin.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania