JOQ Albania
Home

I ishte fshehur policisë, i kërkuari ‘tradhtohet’ nga organizmi e zbulohet menjëherë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i dyshuar që po kërkohej nga policia është ‘tradhtuar’ nga organizmi i tij.

Oficerët e policisë në Missouri kanë arritur që ta kapin të kërkuarin për posedim të lëndëve narkotike, pasi atij i shpëtuan disa gazra të ‘zhurmshme’.

Në një postim në Facebook, departamenti i policisë shkruante:

Nëse keni një urdhër kriminal për arrest, policët po ju kërkojnë dhe ju shpëtojnë gazra aq të zhurmshme sa zbulohet vendi ku jeni fshehur, atëherë padyshim që po kaloni një ditë m*ti.”

Duke vazhduar më tej me shakanë, në postim thuhej gjithashtu i kërkuari u lokalizua falë aftësive të mirë të nuhatjes së oficerëve.

Për fat të mirë, askush nuk doli i lënduar gjatë arrestimit.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania