JOQ Albania
Home

Veliaj kopjon Trumpin, shkel me të dyja këmbët Kushtetutën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata Amerikane në Ney York vendosi kundër presidentit Donald Trump. Ky i fundit kërkoi bllokimin e disa përdoruesve në Twitter.

Gjykata e argumentoi vendimin, duke thënë se bllokimi i përdoruesve shkel Amendamentin e Parë, që mbron të drejtën e çdo qytetari për t’u shprehur. Sipas organit të drejtësisë, përsa kohë Trump e përdor Twitterin për të shpërndarë mesazhe politike, nuk mund të ndalojë njerëzit të debatojnë, edhe nëse komentet janë tallëse apo nënçmuese.

Ndërkohë në Shqipëri të njëjtën gjë ka bërë edhe kryebashkiaku Veliaj, shkruan Exit. Ai bllokoi në Twitter gazetren britanike Alice Taylor. Kjo e fundit shkroi disa artikuj kritikë për Veliajn, në lidhje me çështje si Teatri Kombëtar, Unaza e Madhe, propaganda në mbjelljen e pemëve, apo sjellja ndaj gazetarëve.

Përsa kohë personat që administrojnë llogaritë e Veliajt në rrjetet sociale, paguhen nga taksat e shqiptarëve, kryebashkiaku duhet të presë edhe kritika apo pyetje nga qytetarët. Duke larguar qytetarët dhe gazetarët nga rrjetet sociale, ai shkel qartë detyrimet si nëpunës civil.

Edhe Kushtetuta shqiptare në nenin 10 të saj, garanton lirinë e shprehjes në jetën publike. Neni 15 detyron organet e pushtetit publik të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarit, ku futet edhe ajo e shprehjes. Si Trump ashtu edhe Veliaj është në kushtet e shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, që mbrohen edhe nga Kushtetuta.