JOQ Albania
Home

Në Torino nuk e duan më, kroati përgatit rikthimin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bayerni i Mynihut po mendon të rikthejë në ekip kroatin Mario Mandzukic.

Duket se mosha e madhe nuk përbën problem për drejtuesit bavarezë.

Mandzukiç shihet nga drejtuesit e Bayern, si zëvendësues për polakun, Robert Levandovski.

Pavarësisht se ka rinovuar kontratën me Juventusin, 33-vjeçari nuk është në planet e trajnerit, Maurizio Sarri.

Gjithashtu para disa ditësh, kroati është lidhur edhe me një kalim te Borussia Dortmund, e cila ka shprehur interesin për ta pasur në ekip sezonin e ardhshëm.

Mandzukic ka luajtur 4 sezone në Bundesligë, fillimisht me Wolfsburg dhe më pas me Bayern, nga 2012-ta deri në 2014-ën, duke realizuar 48 gola në 88 ndeshje zyrtare. Që nga 2015-ta, kroati është pjesë e Juventus.

Burimi: CorrieredelloSport|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania