JOQ Albania
Home

Shqipëria më miqësorja në Ballkan ndaj emigrantëve të huaj, shpjegimi i kësaj sjelljeje
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/07/2019 17:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, sipas një anketimi të fundit nga “Barometri i Ballkanit”, Shqipëria është më miqësorja me emigrantët e huaj.

Kjo tregon se vendi ynë është më i hapur për të pritur emigrantë të huaj, në krahasim më vendet fqinje.

Një anketimi ku u shtrua pyetja nëse “Emigrantët e huaj janë të mirëpritur në vendin ton”, iu përgjigjën me “Po” 43% e shqiptarëve, kjo përkthehet në 4% më e lartë se popullsia e vendeve fqinje.

Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, me 28% të popullatës që e vlerësoi pozitivisht praninë e tyre. Shtetet më pak miqësorë për emigrantët janë Bosnja dhe Maqedonia, ku vetëm 10% e popullsisë i mirëpret.

Kjo sjellje e Shqipërisë për mikpritjen e emigrantëve të huaj shpjegohet me faktin se jemi populli më emigrues në Evropë, shkruan “Monitor”. Shumica e familjeve shqiptare kanë kaluar përvoja emigrimi, duke i bërë ata më ndjeshëm ndaj fenomenit.

Sipas “Our World in Data” janë rreth 57,616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, ku prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune.

Në rajon, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madh e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore në 2015-n ishin rreth 32 mijë.