JOQ Albania
Home

Lirohet nga detyra Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 16:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare , Persida Asllani është liruar nga detyra.

Propozimi për lirimin nga detyra është bërë nga ministrja e Kulturës.

Asllani qëndroi në krye të Bibliotekës Kombëtare për 5 vite.

Ajo zëvendësoi në gusht të 2014-ës, Aurel Plasarin.

Vendimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.