JOQ Albania
Home

“Të ngopen se na e nxinë jetën”, Einxheli fëlliq meshkujt, djali i replikon ashpër: Virgjëresha që shkepeni në cepa
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/07/2019 16:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Einxhel Shkira, një prej moderatorëve shqiptare më të çlirëta para kamerave, që nuk stepet aspak të japë mendimin e saj është vënë ditën e sotme në qendër të mediave rozë.

Ajo u ka kushtuar një shkrim meshkujve që ngacmojnë seksualisht femrat dhe ka goditur me fjalë të ashpra.

Moderatorja shkruan se duhet t’u gjendet një zgjidhje këtyre meshkujve të babëzitur në mënyrë që të ngopen njëherë e mirë me seks.

Ajo shkruan:

Dhe si shtesë duke qenë vetë femër e duke u përballur çdo ditë me frustrimin  seksual të njerzve, do kërkoja dhe t’i gjehet një zgjidhje këtyre meshkujve të babzitur që s’të lenë rehat, as të ulesh diku të hash bukë se të shohin sikur do të shqyejnë me sy!! E mos flasim pastaj për situate clubi apo plazhi, që të ze belaja të dalësh me rrobabanjo se fillon ndjehesh ti fajtore, për kafshërinë e tyre… Hapini ca shpi publike këtyre specieve që të bëhen njerëz e të ngopen njëherë e mirë me seks se na e nxin jetën…”

Pas këtij shkrimi, asaj i ka ardhur një mesazh nga një djalë, i cili i shkruan:

Pse qenke acaruar zogu se s’po të kap njeri me zor. Ngacmime ke kudo. Mos boni si virgjeresha se u plasët tu u shkep sa me një cep në tjetrin. Se po i ofendon të gjithë në këtë rast.”

Shkira nuk ia la mangut dhe replikoi me të:

Një shembull tipik i atyre që përmenda më parë. Që justifikohet me faktin se ng cmime ka kudo e se nëse s’je vi rgjëresh s’ke goj me fol apo me u anku. Unë mund të kem 100 copë e të bëj ç’të dua me veten time dhe kjo prap s’i jep askujt të drejtën t’më bezdisë apo nga cmojë se ksualisht dhe as kafshëve si ti.”