JOQ Albania
Home

Plas keq sherri/ Grushta e kapje për flokësh mes burrave e grave
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/07/2019 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr i paparë ka ndodhur mes disa personave në Disneyland, në Kaliforni.

Skena e xhiruar me celular nga një kalimtar i rastit, tregon momentin kur dy burra dhe dy gra përleshen me njëri-tjetrin, duke u goditur me grushta e kapur për flokësh.

Zanafilla e zënkës duket se ka qenë një përplasje verbale mes burrit me bluzë rozë në video dhe një gruaje.

Ai i thotë gruas që të ketë më shumë respekt ndaj vajzës së tij dhe më pas e shan me fjalë ofenduese.

Kaq ka mjaftuar që gruaja në fjalë ta pështyjë në fytyrë burrin me bluzë rozë, e më pas ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur atë dhe një burrë tjetër pranë saj.

Në zënkë u përfshi edhe një tjetër grua, e cila fillimisht erdhi për t’i ndarë.

Skena të tilla janë të pazakonta në SHBA, sidomos në Disneyland dhe tërheqin mjaft vëmendje në opinionin publik.