Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja si mund t’i përdorni për të përmirësuar shëndetin tuaj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.07.2019, 13:04

Nëse gjatë gjithë kohës i kemi hedhur lëvozhgat e vezëve, e paskemi pasur gabim.

Me një përmbajtje prej 90% të kalciumit, lëvozhga e vezës është tepër e rëndësishme për kockat, dhëmbët, kontraktimet muskujve, sistemin nervor, aktivitetin e enzimave si dhe formimin e qelizave.

Sipas "Agroweb.org", nevoja për doza të bollshme ditore të kalciumit, është diçka tepër e rëndësishme për organizmin tonë.

Në këtë artikull do të njiheni me detaje të nevojshme për lëndët ushqyese që përmban lëvozhga e vezëve. Po ashtu ky artikull do të shpjegojë se si mund ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës.

Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium, që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium.

Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.

Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.

Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.

Si ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës

1 lugë çaji me pluhur përmban 800-1,000 mg kalcium.

Konsumojeni duke e përzier me pak ujë gjatë vaktit.

Konsumoni maksimumi një lugë çaji në ditë duke e ndarë në tre racione gjatë vakteve.

Mos konsumoni më shumë se një lugë çaji në ditë duke qenë se ky pluhur mund të irritojë aparatin tretës.

Shihni si të përgatisni pluhurin e lëvozhgës së vezës në shtëpi:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit