JOQ Albania
Home

Frymë dhe ide të reja, ja si ndryshon formacioni i Milanit me ardhjen e Xhampaolos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/07/2019 9:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ardhja e trajnerit të ri, Marko Xhampaolo, ka rikthyer optimizimin te skuadra e Milanit. Ekipi ka filluar zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.

Fakti që trajneri i ri aplikon një lojë sulmuese, ka entuziasmuar kampin kuqezi.

Skema 4-3-1-2 është moduli tip që Xhampaolo do na prezantojë me Milanin e tij të ri këtë sezon.

Sipas mediave italiane, fantazia do t’i besohet Susos, i cili do të mbështesë Piontekun dhe Andre Silvën në sulm.

Paketa, Bilja dhe Kesi do të formojnë mesfushën me tre vetë ndërsa përpara Donarumës, mbrojtja pritet të formohet nga Hernandez dhe Kalabria nga krahët dhe Romanjoli-Muzakio në qendër.

Ja si pritet të jetë Milani i ri: