JOQ Albania
Home

Edhe pse është specie në zhdukje, banorët filmohen duke i hipur në shpinë breshkës së detit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/07/2019 23:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video shokuese e shpërndarë së fundmi në internet tregon disa banorë duke hipur në shpinën e një breshke deti.

Breshka në pamjet tronditëse është një specie në zhdukje, por kjo si duket nuk i shqetëson shumë personat në video.

Pamjet janë filmuar ditën e premte në një plazh në Indonezi ndërsa breshka u kap nga banorët ndërsa lëshonte vezët në rërën e plazhit.

Sa i përket incidentit, autoritetet lokale nuk kanë reaguar ende.

Burrat në video presin radhën për t’i hipur secili breshkës së gjorë mbi zhguall.

Në pamjet e turpshme gjallesa gjigante e detit duket e çorientuar ndërkohë që mezi lëviz për shkak të peshës që mban mbi shpinë.

Breshka e detit ‘me shpinë lëkure’ është më e madhja nga të gjitha llojet e breshkave dhe reptilja e katërt më e madhe që peshon rreth gjysmë ton.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania