JOQ Albania
Home

E la makinën të parkuar, kthehet dhe zbulon se ia kishte ‘përpirë’ toka
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/07/2019 19:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gropë gjigante e hapur në tokë ka ‘gëlltitur’ një automjet të tërë në Virginia.

Qytetarët, që ndodheshin aty në momentin e incidentit, arritën që të filmonin momentin kur makina binte avash-avash në gropën e krijuar në tokë.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Dale, në rrugën Virginia, ditën e enjte.

Në pamjet e shpërndara në Facebook nga Oscar Galdamez, tregojnë makinën që qëndron varur, e mbajtur pas një cepi.

Sipas raportimeve, për fat të mirë, askush nuk ndodhej në makinë në momentin që toka nisi të çahej.

Mendohet se shkak për çarjen e tokës janë bërë reshjet e shumta të shiut që ranë në qytet 24 orët e fundit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania