JOQ Albania
Home

Mendjen te zgjedhjet, ja sa muaj ka Safet Gjici pa paguar futbollistët e Kukësit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/07/2019 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kukësi po vijon përgatitjet për ndeshjen e Europa League kundër Debrecenit, teksa skuadra po stërvitet intesivisht nën urdhërat e trajnerit, Ernest Gjoka.

Ndryshe nga i gjithë stafi, ai që ka qenë disi i shkëputur nga skuadra është presidenti, Safet Gjici i cili ka qenë i angazhuar me zgjedhjet lokale, ku garonte për postin e kryetarit të bashkisë të Kukësit.

Angaxhimi maksimal i presidentit te zgjedhjet duket se ka ndikuar edhe te ekipi, aq sa sipas "telesport.al",  skuadra ka dy muaj pa marrë rrogat.

Sikur mos mjaftonte kjo, trajneri Ernest Gjoka ka në dispozicion shumë pak lojtarë, me merkaton që ka ngecur pezull prej kohësh, deri sa të kujtohet presidenti për të afruar ndonjë lojtar.

Pavarësisht kësaj situate, pritet që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt. Madje para ndeshjes me Debrecenin, pasi në Europë pa paguar është një risk i madh, sepse lojtarët mund të mos jenë të përqendruar.