JOQ Albania
Home

Në ndihmë të njerëzve në nevojë në vendlindjen e tij, Messi bën gjestin e madh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/07/2019 15:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Restoranti i familjes Messi në Rosario në Argjentinë po shpërndan ushqim dhe pije për të pastrehët. Vendi po kalon një krizë ekonomike dhe që prej së premtes, restoranti i famshëm po ndihmon njerëzit në nevojë, me vakte të ngrohta. Ata po planifikojnë të bëjnë diçka të tillë edhe në dy javët e ardhshme.

Menaxheri i restorantit Ariel Almada u shpreh:

U kemi shpërndarë kafe, lëngje të ndryshme dhe për disa edhe verë. Njerëzit u afruan menjëherë dhe u treguan shumë të sjellshëm. Ne do ta bëjmë këtë gjë për 15 ditë gjatë mbrëmjeve mes orës 19:00 dhe 21:00.

Messi është i përfshirë në fushata të ndryshme bamirësie dhe fondacioni i tij në bashkëpunim me UNICEF po zhvillojnë projekte të ndryshme në Kenia.
Siç raporton Marca, shoqata e Messit do të dhurojë 200 mijë euro për të ndërtuar pompa uji dhe për t’u siguruar ushqim.

Projekti do të prekë 2000 njerëzi në vend, kryesisht fëmijët e shkollave dhe familjet e tyre. Ndërkohë vitin e kaluar shoqata e Mesit në bashkëpunim me Fondacioninm Stavros Niarchos dhuruan 2.6 milin euro, për ndërtimin e një qendre pediatrie në Barcelonë.

Burimi: Sportbible|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania