JOQ Albania
Home

Ngjiti pa asnjë mjet sigurie kullën, flet 19-vjeçari: Nuk kisha fare frikë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2019 23:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I riu i cili ngjiti mëngjesin e sotëm kullën Shard në Londër ka folur për mediat për eksperiencën e tij.

19-vjeçari George King, i cili e identifikon veten si një ngjitës urban, ndau në rrjetet sociale një video të vetes së tij duke ngjitur ndërtesën.

Sipas George, ai ka dashur ta ngjisë ndërtesën qëkur ishte 13-vjeç.

Në orët e para të ditës së sotme, njerëzit kanë parë të shokuar teksa i riu ngjiste ndërtesën 310 metra të lartë, pa asnjë mjet sigurie.

Duke folur për LADbible, George tha:

Nuk pata fare frikë…. një orë më parë, natyrisht që isha nervoz, por sapo po shkova drejt The Shard dhe e dija se kjo ishte ajo që unë do të bëja. Ikën të gjitha frikërat dhe kisha vetëm fokusim të pastër."

Kulla Shard në Londër është një nga më të lartat e Britanisë së Madhe. Me një lartësi prej 310 metrash, ajo renditet mes 4 ndërtesave më të larta të vendit.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania