JOQ Albania
Home

Teoria e re konspirative: Brenda kaq viteve, raca njerëzore do të zhduket një herë e mirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një libër me titullin ‘The Doomsday Calculation’, një ekspert ka parashikuar se raca njerëzore do të zhduket brenda 760 vitesh.

Autori William Poundstone ka integruar metodën Kopernikiane të zhvilluar nga astrofizikantët e Universitetit Princeton për të bërë përllogaritjet.

Mund të duket si një kohë e gjatë, por nëse marrim parasysh se njerëzit modernë kanë qenë ‘vërdallë’ për rreth 200,000 vite, 760 nuk janë edhe shumë vite.

Sa u përket përllogaritjeve, metoda Kopernike bazohet në principin e Kopernikut, i cili thotë se Toka nuk është qendra e universit.

Kjo teori u mor nga astrofizikantët dhe u zbatua për të llogaritur pozicionin e njerëzimit në kohë, në lidhje me gjërat e tjera, dhe dolën me idenë se duke ditur se sa kohë ka ekzistuar diçka, ky fakt mund të jetë një lloj udhëzuesi për të vlerësuar se sa kohë do të vazhdojë të ekzistojë.

Pra, sipas kësaj metode, ekziston një shans prej 50 për qind që raca njerëzore do të zhduket në 760 vitet e ardhshme.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania