JOQ Albania
Home

Zbehet entuziazmi i Brazilit, shfaqet papritur makthi i humbjes 7-1 nga Gjermania
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/07/2019 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brazilianët janë në delir, pasi mbrëmjen e djeshme fituan Kupën e Amerikës, duke mundur 3-1 Perunë në finale.

Megjithatë për t’ja zbehur gëzimin, ka menduar portali i njohur sportiv "Sportbible".

Ky portal ka publikuar një sondazh, për të zgjedhur momentin më të bukur të Kupës së Botës.

Alternativat ishin goditja me kokë e Zidane ndaj Matterazzit, goli i afrikano-jugorit Tshabalala, i cili hapi Kupën e Botës në Afrikë, dedikimi i Iniestas pas golit në minutat shtesë në finale ndaj Holandës dhe pa dyshim, nuk kishte si të mungonte humbja turpëruese e Brazilit në shtëpi ndaj Gjermanisë 1-7.

Nga votimet e fansave, rezulton se momenti më i bukur ka qenë humbja turpëruese e Brazilit, me një përqindje shumë të lartë, e ndjekur më pas nga goli i Tshabalala, goditja me kokë e Zidane  dhe në fund dedikimi i Iniestas pas golit në finale.

Fitorja e Gjermanisë është pritur edhe në Shqipëri asokohe me shumë entuziazëm, duke marrë parasysh numrin e madh të tifozëve gjermanë në vendin tonë.

Duhet theksuar se sot mbushen plot 5 vite nga fitorja shkatërruese e Gjermanisë.

Burimi: Sportbible|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania