JOQ Albania
Home

Shqiptari luan “Con Calma” me çifteli, mahnitet Daddy Jankee
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/07/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jurgen Pecnikaj është shqiptari i cili ka transformuar tërësisht këngën që është hit i momentit, “Con Calma”.

Ai ka luajtur me çifteli këtë këngë kaq të pëlqyer nga të gjithë dhe më pas e ka publikuar në YouTube dhe në rrjetet sociale.

Ajo që i riu ndoshta nuk e priste, ka qenë që vetë Daddy Jankee e ka parë e dëgjuar këtë këngë, e më pas, teksa i ka bërë përshtypje, e ka shpërndarë edhe në Instagram, duke i treguar mbarë botës e fansave të tij, të shumtë në numër, një version ndryshe të kësaj kënge.

Nëse e dëgjoni “Con Calma” në këtë version tingëllon shumë e paparë.

Vetë Jurgeni, teksa ka shpërndarë videon në Instagram dhe i ka bërë tag Daddy Jankee-s, shkruan se kjo është një potpuri tropojane.

E duket vërtetë bukur, s’kemi ç’të themi!