JOQ Albania
Home

Vjen dhe prezantimi, mbrojtësi i kombëtares transferohet zyrtarisht në Serinë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 18:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më asnjë dyshim. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku është zyrtarisht një lojtar i Parmës në Serinë A.

Futbollisti shtatlartë u aktivizua sezonin e kaluar me Kozencën në Serie B.

Aty ku zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi një gol, ndërsa tani ka nisur zyrtarisht aventurën e re.

Plot katër vite ka nënshkruar Dermaku me klubin emilian.

Parma i ka uruar mirëseardhjen lojtarit të lindur në Itali nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Tashmë Dermaku, i cili ka zhvilluar tre ndeshje me Shqipërinë, është gati të provojë forcat në Serie A, madje me një ekip me traditë si Parma.