JOQ Albania
Home

Panik te Napoli, mbrojtësi i djathtë humb ndienjat në stërvitje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 16:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Napoli po vijon përgatitjet për sezonin e ri, si dhe për pjesëmarrjen në Champions League.

Ditën e sotme të stërvitjes, lojtarët e kaltër janë ndeshjur me një situatë aspak të këndshme.

Protagonist është bërë mbrojtësi i djashtë francez, Kevin Malkuit, i cili është përplasur keq me një shok të skuadrësdhe ka përfunduar i shtrirë në tokë.

Ankthi ishte i madh, deri në momentin kur mjekët e ekipit arritën ta sillnin mbrojtësin në vete.

Me ndihmën e mjekëve, Malkuit është çuar në këmbë dhe ka nisur stërvitjen me ritme të ulëta.

Sakaq, tifozët e pranishëm e kanë mbështetur me duartrokitje dhe ovacione, ndërkohë që vetë Malkuit i ka siguruar se nuk ka asgjë serioze përveç një goditjeje që ka pësuar.