JOQ Albania
Home

Fituesi i OSCAR flet për Bond 25: S’pranoj të më identifikojnë me akt terrorizmi në emër të fesë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/07/2019 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori i famshëm Rami Malek, i njohur për rolin e tij me të cilin e fitoi çmimin Oscar në Rhapsody Bohem, ka zbuluar detaje për rolin e tij të ardhshëm si “bandit” në Bond 25.

Ai tha se nuk pranoi të luante rolin e një terroristi arabfolës, e as të ndonjë keqbërësi që përdor fenë për të justifikuar krimet e tij.

Malek shpjegoi se bagazhi i tij etinik arabo-egjiptian, e ndihmoi të kuptonte rëndësinë e të qenit i vetëdijshëm për stereotipet e Hollivudit që i bëjnë dëm popujve të tërë.

Ai tha:

Unë jam egjiptian. Ata janë populli im. Ndihem jashtëzakonisht i lidhur me kulturën dhe njerëzit atje… E vetmja gjë me të cilën e kam kundërshtuar regjisorin Cary Fukunaga ishte se unë nuk pranoja të më identifikojnë me ndonjë akt terrorizmi që pasqyron një ideologji ose një fe”.

Hollivudi vazhdimisht është kritikuar për rolin e tij në promovimin e islamofobisë brenda kulturës televizive, ku rregullisht i portretizon arabët si terroristë apo popuj të prapambetur.

Siç shihet në këtë rast, shtrohet pyetja se nëse Malek nuk do të ishte arab, a do t’i ofrohej atij “roli i shejtanit”?

Edhe pse Malek nuk është musliman, por i krishterë, si një arab që që jeton në Perëndim ka marrë një hap të rëndësishëm për të ndaluar portretizimin negativ në baza etnike apo fetare.

Burimi: ScrrenWeek |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania