JOQ Albania
Home

Kaos te Egjipti pas eliminimit nga Kupa e Afrikës, largohen të gjithë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur të gjithë e mendonin favorit, Egjipti u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 nga Afrika e Jugut, duke i dhënë lamtumirën Kupës së Kombeve të Afrikës.

Kjo disfatë ka sjellë një situatë kaotike te kjo kombëtare.

Një sërë lëvizjesh kanë nddhur në mënyrë të rrufeshme në kampin egjiptian.

Presidenti i Federatës ka shkarkuarstafin teknik dhe trajnerin për humbjen, ndërkohë që pas kësaj ka dhënë edhe dorëheqjen vetë si president.

Ai e konsideron këtë vendim si një detyrim moral duke qenë se skuadra nuk kishte arritur të mbushte pritshmëritë dhe eliminimi në 1/8-at konsiderohet nga ai si një dështim.

Pritet që në vijim, në kampin egjiptian të emërohet presidenti i ri i Federatës që njëkohësisht do të zgjedhë edhe trajnerin e ri që do të drejtojë Egjiptin, pjesë e së cilës është edhe Muhamed Salah.