JOQ Albania
Home

Balotelli vendos bastin e çuditshëm, humbet 2 mijë euro për pak sekonda
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si zakonisht, Mario Balotelli e ka fiksim të jetë protagonist më shumë jashtë fushe, sesa brenda saj.

Së fundmi, sulmuesi italian ka vënë një bast të çuditshëm me një tregtar që ndodhej në zonën ku ai po qëndronte.

Mario iu drejtua:

Do të të jap 2 mijë euro, nëse e merr këtë motorin skute dhe hidhesh me gjithë të në det”.

Natyrisht, i vënë para një propozimi të tillë dhe me një skuter që kushton shumë më pak se ajo që iu ofrua, qytetari ka pranuar bastin dhe ashtu ka vepruar.

Ai ka marrë motorin, është hedhur në ujë dhe e gjitha kjo para syve të sulmuesit italian i cili videon e xhiruar e ka postuar edhe në rrjetet sociale.