JOQ Albania
Home

Spektakolare/Si vidhet për 30 sekonda, 30 mijë dollar mall
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/07/2019 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një bandë të rinjsh hajdutë janë kapur nga kamerat e një dyqani teksa janë futur brenda tij dhe kanë mundur të kryejnë një grabitje prej 30 mijë dollarësh.

Sipas Kenosha News, grabitja spektakolare ka ndodhur në më pak se 30 sekonda.

Videoja dramatike, e cila është publikuar nga Pleasant Prairie Police Department, tregon një grup prej 10 personash, të cilët hyjnë në dyqan dhe në mënyrë të rrufeshme marrin sa më shumë veshje që munden e më tej, me shpejtësi dalin jashtë.

Vjedhja ndodhi ditën e hënë, pak para orës 8 të pasdites.

Sherifi i zonës, Aaron Schaffer, tha për mediat:

10 të rinj me ngjyrë hynë në dyqan dhe secili prej tyre mori sa më shumë mall që mundi, duke u larguar më pas me makinat e tyre”.

Deri më tani asnjë prej grabitësve nuk është arrestuar.

Policia bën thirrje qytetarëve të lamërojnë nëse njohin apo shohin ndonjërin prej djemve.

Burimi: TMJ4 |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania