JOQ Albania
Home

Një natë me yje në plazh apo derë makine? Kjo është fotoja që po i ‘çmend’ të gjithë në rrjet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/07/2019 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një iluzion optik i ndarë së fundmi në rrjet i ka ndarë përdoruesit në dy grupe.

Problemi kryesor në këtë rast është: fotoja tregon një plazh apo është thjeshtë një derë makinë?

Imazhi u nda në Twitter disa ditë më parë dhe që atëherë është duke u diskutuar shumë edhe në Reddit.

Bashkë me foton, një përdorues i Twitterit shkruante:

Nëse mund të shihni plazhin, qiellin, disa gurë dhe yje, atëherë kjo do të thotë që jeni një artist. Por, kjo nuk është pikturë, është pjesa e poshtme e një dere makine që duhet të riparohet.”

Një prej komentuesve të shumtë shkruante se të shihte vetëm plazhin dhe nuk e dinte se ku duhet ta fokusonte shikimin.

Ndërsa një tjetër shtonte:

Mund të shoh edhe një anije në distancë, çfarë dreqin?"

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania