JOQ Albania
Home

Messi siç nuk e keni parë kurrë, kacafytet si gjel me kundërshtarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjentina po sfidon në këto momente Kilin, ndeshje e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Në minutën e 37 të ndeshjes, është regjistruar një incident që protagonist ka pasur Medel dhe Leo Messin.

Ky i fundit njihet nga të gjithë kryesisht për tipin e tij të butë dhe jo problematik, por në këtë takim është ndëshkuar me karton të kuq për sjellje josportive.

Dy futbollistët janë përplasur pas një topi që ka përfunduar në rivënie fundore, ku Medel ka provokuar jo pak.

Megjithatë, edhe pse u përpoq të ruante qetësinë, ky i ka kushtuar Messit kartonin e kuq, duke lënë skuadrën me 10 futbollistë, ashtu si edhe Medel.