JOQ Albania
Home

PSG luan me ndienjat e Barcelonës, ia ofron Neymarin Real Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Telenovela Neymar vazhdon. Sulmuesi brazilian do largohet nga Paris Saint Germain këtë merkato vere dhe kjo është e sigurt. Rikthimi te Barceona është hipoteza më e mundshme.

Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe për transferimin e tij te katalanasit ka dalë një ngërç i papritur.

Sipas asaj që raporton "Marca", PSGia ka ofruar Neymarin Real Madridit dhe jo bleugranëve.

Marrëdhëniet midis Barcelonës dhe PSG-së nuk janë aspak të mira dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ia ka ofruar Neymarin Real Madridit.

Raportohet se Barcelona ka ofruar para dhe lojtarë për rikthimin e Neymarit, por duket se gjithçka është bllokuar tani për tani.

Pikërisht kur Neymar dukej afër Barcelonës, gjërat janë komplikuar dukshëm dhe duhet punë për të sqaruar të ardhmen e brazilianit e cila momentalisht duket e zymtë.