JOQ Albania
Home

Po bëhet milionere/Vajza shet ujin pasi bën dush, njerëzit çmenden dhe e blejnë brenda 3 ditësh
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/07/2019 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Belle Delphine është një e re e cila ka plotë 3.9 milionë ndjekës në Instagram, të cilët, siç thotë ajo, kanë mundësi të blejnë produktin më të ri që ajo ka hedhur në treg.

Bëhet fjalë për një shishe nga uji i saj i dushit, i cili kushton 30 dollarë shishja. Ajo publikoi dy foto të hënën, ku thotë se po shet “THIRSTY gamer boys”.

19 vjeçarja është bërë e famshme falë përmbajtjes së saj në Instagram, ku vesh rroba shumë të vogla dhe bën shprehje të ndryshme të fytyrës, të cilat përdoren në kulturën japoneze.

Në qershor ajo tha për ndjekësit e saj se dotë hapte edhe një llogari në PornHube, një sajt pornografik, nëse arrinte që fotoja e saj të kishte 1 milion pëlqime.

E reja publikon foto tepër joshëse dhe erotike, teksa ndryshon herë pas here ngjyrën e flokëve dhe duket si një kukull pornoje.

Shishet e saj, të cilat dolën në shitje, lajmëronin se ky ujë nuk është për t’u pirë, por mund të përdoret vetëm për qëllime sentimentale.

Ajo filloi të lajmëronte shitjen e produktit përmes publikimit të videove në Instagram. Në to shfaqej e reja, e cila lahej në vaskë dhe hidhte ujin mbi trup.

E me sa duket, kjo metodë marketingu funksionoi, pasi arriti të shiste të gjitha shishet brenda 3 ditëve.

Ajo tha në Twitter se nuk e priste këtë bum shitjesh, ndërsa i lajmëroi të gjithë ata që po prisnin për një shishe nga uji i saj, se shumë shpejt do të nxirrte në treg edhe shishe të tjera.

Burimi: Insider|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania