JOQ Albania
Home

Sërbët i lë mendja: Urrejeni Milanin se do luajë ndaj shqiptarëve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani do zbarkojë së shpejti në Kosovë do të luajë më 10 gusht, ndaj Feronikelit në Prishtinë një ndeshje miqësore.

Axhendën e ndeshjes e publikoi edhe vetë klubi italian ditën e djeshme në faqen zyrtare.

Megjithatë, këtë ndeshje nuk e kanë pritur mirë në Serbi.

Websajti “espreso.rs”, i ka kushtuar një artikull lajmit se Feonikeli do të luajë një miqësore me Milani duke deklaruar se tani është momenti që tifozët serbë të urrejnë Milanin.

Ja titulli:

Nëse nuk e keni urryer ndonjëherë Milanin, tani duhet ta bëni: Milani vjen në Kosovë dhe luan ndaj klubit të themeluar nga UCK”.