JOQ Albania
Home

Ky është vendi ku kishën e kthyen në birrari
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/07/2019 7:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen si vendi me një numër të madh kishash, por edhe pse ccdo vit hapen 5 mijë kisha të reja, një numër ekuivalent të tillash mbyllen, më së shumti për shkaqe dhe arsye ekonomike.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nataliya Leonova, tregon se një kishë është kthyer në birrari, në qytetin Pittsburgh, të shtetit Pensilvani.

Kjo godinë dikur kishë katolike, nga jashtë nuk të lë asnjë ndjesi të pazakontë. Por, brenda ajo nuk ka asgjë tradicionale. Stolat janë vendosur përqark tavolinave të ngrënies.

Aty ku dikur njerëzit futeshin për t’u rrëfyer, tashmë gjendet një bar me pije të forta. Dhe aty ku dikur ndodhej altari, tashmë gjendet punishtja e birrës.

Sean Casey, pronar i kompanisë “Church Brew Works” thotë:

Kjo kishë u ndërtua në vitin 1902. Kur doli në shitje, unë u impresionova nga godina dhe mendova të krijonim një lloj pub-i të stilit evropian”.

Kështu lindi një punishte e vogël birre. Sfida më e madhe ishte instalimi i gjashtë çisternave të mëdha në vendin ku dikur ndodhej altari.

Për Dan Yarnall, i cili drejton procesin e prodhimi, prodhimi i birrës është vërtet një ritual i shenjtë.

Prodhimet e kësaj punishteje me llojet e birrës me emra si “E arta qiellore”, apo “E errëta e murgut të përkorë”, kanë fituar shumë çmime në festivale ndërkombëtare. Por, nuk është vetëm birra që tërheq vendasit dhe turistët në këtë pub.