JOQ Albania
Home

Si për plazh, gruaja ngjit malin më të lartë të vendit duke veshur shapka me gisht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila ka ngjitur majën më të lartë të Anglisë me shapka me gisht, është ‘masakruar’ me komente negative në rrjet.

Janey Ballantyne ishte ajo që i ka publikuar në Facebook fotot që tregojnë gruan me shapka me gisht duke ecur mes gurëve.

Ballantyne ishte ngjitur malin Ben Nevis, i cili është 1,345 metra i lartë, javën e shkuar në momentin që pa gruan e fotos.

Bashkë me pamjet ajo shkruante:

Le të ecim nëpër Ben Nevis me shapka. Seriozisht? Nuk është nevoja të them që ajo nuk arriti deri në majë.”

Ndërkohë që ngjitësit e tjerë ishin me pantallona dhe xhaketa kundra ujit, gruaja e panjohur duket sikur kishte ardhur për plazh.

Ajo madje mbante një byzylyk te kyçi i këmbës si dhe një unazë tek një nga gishtat e këmbës.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania