JOQ Albania
Home

Llupsat e Pavarësisë në Amerikë, përlajnë mbi 70 hot dogë për 10 minuta
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/07/2019 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Nju Jork me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u mbajt një konkurs tradicional vjetor i ngrënies së hot-dogëve të nxehtë.

Në kategorinë e meshkujve, fituesi doli Joey Chestnut që mundi të hajë 71 hot dogë në dhjetë minuta. Kjo ishte dhe fitorja e tij e 12 në këtë konkurs.

Vitin e kaluar, ai hëngri 74 prej tyre dhe ky ishte një rezultat rekord.

Chestnut, i cili është i njohur edhe me pseudonimin “Ralja” tha:

Këtë vit qëllimi im ishte të haja 75. Doja të thyej rekord, por s’munda”.

Vendi i dytë u fitua nga Darron Breedon nga Virginia, i cili që hëngri 50 hot dogë.

Në kategorinë e femrave, fituese doli Miki Sudo me 31 në 10 minuta, ndërkohë që dhe ajo vitin e kaluar shënoi rekord kur arriti të hante 37 në po kaq minuta.

Kjo garë traditë mbahet që nga viti 1972.