JOQ Albania
Home

Arrihet akordi, Roma bëhet me portier të ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 18:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Roma e sezonit të ri nis nga porta. Verdhekuqtë duket se janë lodhur me pasiguritë e Olsen dhe sot kanë arritur akordin me një portier të ri.

Bëhet fjalë për soanjollin, Pau Lopez , i cili duket se është njeriu me të cilin Roma do të blindojë portën.

Sipas "Calciomercato.com”, drejtuesit e Romës kanë arritur marrëveshjen me Real Betis për të transferuar në “Olimpico”, portierin 24-vjeçar.

Gardiani spanjoll do t’i kushtojë arkave të Romës, plot 25 milionë euro.

Lopez pritet të zgjidhë problemin e portës, i cili ishte shumë i madh në sezonin e fundit me suedezin, Olsen.