JOQ Albania
Home

E dashura e futbollistes shqiptare që u mbyt rrëqeth me fjalët prekëse: Më mungon, më dhemb shumë zemra. Të dua!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05/07/2019 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trupi i pajtë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili është gjetur pas tre ditësh kërkime në liqenin e Komos në Itali. E reja e cila luante me Zvicrën dhe Young Boys, u gjet në një thellësi prej 204 metrash, jo larg vendit ku ishte zhdukur.

Futbollistja shqiptare ishte në një lidhje dashurie me futbollisten Melanie Myler.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale kjo e fundit ka shprehur të gjithë hidhërimin që ndjen pas ndarjes nga jeta të Florijanës.

Me një shkrim përlotës, ajo shkruan se i mungon shumë dhe ndihet gjysmë personi me humbjen e saj.

Ajo shkruan:

Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen. Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua.”

24 vjeçarja kishte shkuar për pushime nga Zvicra në Itali me një shoqen e saj, por pasi u fut në liqen, nuk arriti të dilte dot më prej aty.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 33 ndeshje.