JOQ Albania
Home

I mbuluar me para dhe luks, Floyd Mayweather tregon pasurinë e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 15:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marketingu që i bëhet sot boksit ka bërë që boksierët të fitojnë shifra të çmendura parash nga vetëm një ndeshje e vetme.

Njëri prej tyre është edhe Floyd Mayweather i cili është sot për sot një nga boksierët më të njour në botë.

Më shumë se brenda ringut, atij i pëlqen të jetë protagonist jashtë tij teksa njihet edhe për dëshirën që ka për të ekspozuar pasurinë e tij.

Së fundmi, ai ka pozuar para 2 milion dollarëve, ndërkohë që ka ekspozuar edhe disa varëse floriri, apo ora mjaft të shtrenjta.

Natyrisht, kritikat ndaj tij kanë qenë pafund, por duket se kjo nuk i intereson aspak Floydit i cili shijon të mirat që i ka sjellë ky profesion.