JOQ Albania
Home

Donte të fitonte një shtëpi për familjen, 6-vjeçari bën 3,270 pompa brenda dy orëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë 6-vjeçar ka bërë 3,270 pompa në dy orë vetëm që të siguronte një apartament për familjen e tij.

Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë Ibrahim Lyanov, nga Novy Redant, Rusi, duke përmbushur detyrën që i ka vënë vetes, edhe pse herë pas here ndalon për një sekondë që të marrë frymë.

Me vendosshmërinë e tij të hekurt Ibrahim arrti që të futej në Librin Kinez të Rekordeve.

Djali i vogël jo vetëm që e fitoi shtëpinë për familjen, por ai vendosi gjithashtu një rekord të ri për numrin e pompave të bëra pa ndalim.

Legjenda e vogël bëri plot 4,445 ulje e ngritje pa ndalur.

Apartamenti i është dhënë djalit nga një klub lokal sportiv i quajtur Chingiz.

Ai stërvitej atje çdo ditë bashkë me babain në mënyrë që të fitonte konkursin dhe thuhet që, edhe tani qe e fitoi çmimin, ai vazhdon të ushtrohet.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania