JOQ Albania
Home

Napoli i gatshëm të bëjë çmenduri për Icardin, i ofron pagën faraonike
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 05/07/2019 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventus dhe Napoli kanë filluar luftën për të siguruar shërbimet e Mauro Icardit. Argjentinasi nuk është më i preferuar në Milano që pas episodeve të fundit, ndërsa edhe Conte ka deklaruar që nuk bën pjesë në planet e tij.

Ish-kapiteni i Inter do të preferonte të qëndronte në Itali dhe për këtë arsye, presidenti i Napolit, De Laurentis, po pregatit sulmin, për ta sjellë Icardin nën urdhrat e Ancelotit.

Siç shkruan Corriere dello Sport, Napoli është i gatshëm t’i ofrojë Icardit një pagë prej 10 milion eurosh në sezon, ndërsa më pas do të formulohet edhe oferta për drejtuesit zikaltër.

Për të arritur te argjentinasi, Napoli është i gatshëm të sakrifikojë edhe yje si Insigne. Ndërkohë Juventus nga ana tjetër duhet të bëjë llogaritë me Higuain, i cili ka nisur punën për të rifituar formën e munguar prej kohësh.

Gjithashtu përpara se të nisë një sulm për Icardin, bardh e zinjtë, duhet të vlerësojnë edhe gjëndjen e Mandzukic dhe Kean.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania