JOQ Albania
Home

Djali do të shkojë me pushime, nëna i liston gjërat epike që s’duhet të bëjë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/07/2019 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur 18-vjeçari Finlay Brockie po planifikonte pushimet e tij në resortin spanjoll Magaluf, nëna e tij i bëri një listë të gjatë të disa gjërave që duhej dhe nuk duhej t’i bënte.

Për t’u siguruar që djali nuk do të harronte asnjë gjë nga ato që ajo do ta porosiste, Lisa i shkroi këshillat e saj plotë me humor.

Ndër të tjera, në to përfshihej të mos pinte alkool, të mos bënte seks të pambrojtur, të mos bënte tatuazhe etj.

Por sigurisht, këshillat e saj kanë rënë në vesh të shurdhët, edhe pse kanë bërë xhiron e botës.

Finaly, i cili është nga Dunfermline, Skoci, e publikoi mesazhin e nënës në Facebook dhe ai menjëherë u bë viral.

Mamaja e niste kështu letrën e saj:

Mos pi përpara se të shkosh në aeroport. Nëse je i dehur, nuk do të të lënë të hipësh në aeroplan. Kujto koncertin e Eminemit. Epo, nuk ma merr mendja se do të të kujtohet Eminemi në aeroport”.

Më tej gruaja i thotë të birit se Eminemi humbi dy proteza, tre çelësa dere, karta banke, para dhe portofolin.

Ajo bën shaka me të birin, teksa i thotë se nëse humb kartën e identitetit, nuk do ta lejojnë të kthehet në shtëpi, gjë që do të jetë shumë e keqe dhe do ta trishtojë atë.

Sigurisht që Finaly iu përgjigj mesazhit të së ëmës duke i thënë se gjithçka do të shkonte mirë, por ajo vazhdonte të shkruante:

Mos harro të hash. Mos e gjyko çmimin e ushqimit dhe ta krahasosh atë me sasinë e alkoolit që mund të blesh.
Mos bëj tatuazh. Ose, nëse e bën, të jesh i sigurt që do të bëhesh pishman për 70 vitete e ardhshme të jetës tënde.
Mos bëj seks të pambrojtur. Nuk ia vlen të kalosh një natë qejfi dhe të jesh gjithë jetën me gonhorre. Ose më mirë, mos bëj seks fare.

Ajo shton se nuk është e nevojshme që i biri ta telefonojë në 3 të natës dhe t’i këndojë këngën e tij të preferuar.

Lisa e mbylli listën e gjatë duke i thënë që ta telefononte nëse kishte nevojë për diçka teksa i kujton se e do më shumë se jetën e saj.

Burimi: Metro |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania