JOQ Albania
Home

Studimi serioz: Politikanët, shumë herë më të ekspozuar ndaj problemeve mendore
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/07/2019 7:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Politikanët janë shumë herë më të ekspozuar ndaj problemeve mentale sesa njerëzit e tjerë që kanë pozita publike menaxheriale apo profesione të tjetra.

Ky është përfundimi në të cilën kanë ardhur studiuesit nga revista shkencore BMJ Open e Britanisë së Madhe.

Për më tepër, ndërgjegjësimi për shërbimet konfidenciale dhe qasja ndaj tyre është e ulët, siç është edhe gatishmëria për të hapur temat mbi shëndetin mendor, tek zyrtarët e caktuar partiak apo liderët e shteteve.

Studimi i bërë në Parlamentin e Britanisë së Madhe, nxjerr të dhëna se 26% prej ministrave dhe deputetëve ankoheshin për mungesë të koncentrimit, pagjumësi, ndjenjë të fajit dhe frikë.

Gjithashtu shumica e tyre kishin deklaruar se nuk bënin aktivitete fizike apo aktivitete të tjera që do t’i ndihmonin në zvogëlimin e stresit të përgjithshëm që mbajnë.

Risultati immagini per mental health, politicians

Foto ilustruese

Burimi: The Telegraph |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania