JOQ Albania
Home

Adoleshenti i lë shokët e shkollës pa fjalë, shkon në festë me një super Jaguar falë pronarit zemërmirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/07/2019 23:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse ktheheni për pak në kohë, do ta kuptoni që mbrëmjet ose ballot e organizuara nga shkolla janë një event i rëndësishëm, sidomos gjatë adoleshencës.

Dhe, një 16-vjeçar ka arritur që të shkojë në mbrëmje me një super Jaguar, të cilin e siguroi në një mënyrë aspak të zakontë.

Sa herë që shkonte në shkollë, Olen Howden shihe një Jaguar ngjyrë blu të parkuar, pa e ditur se kush e kishte, dhe një ditë vendosi që t’i kërkonte pronarit që ta shoqëronte në mbrëmjen e shkollës.

Për çudinë e Olen, Dr. Marwan Bukhari, pronari i automjetit pranoi me gjithë kënaqësi që ta shoqëronte adoleshentin dhe shoqen e tij për tek festa.

Kështu, Howden ia arriti të tërhiqte vëmendjen e gjithë bashkëmoshatarëve të tij duke u paraqitur me një super makinë të cilën e drejtonte një i panjohur me zemër të mirë.

Dr. Bukhari shkrunte në një postim:

Olen është një njeri me shumë iniciativë. Ai la një shënim për mua pas pastrueseve të xhamave, në një qese plastike. Ishte kënaqësi për mua që ta shoqëroja për tek mbrëmja."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania