JOQ Albania
Home

Martesë në pleqëri, 100-vjeçari i sapomartuar refuzon të tregojë gjënë më të preferuar që bën me gruan
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/07/2019 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i moshuar është martuar në moshën 100-vjeçare.

John, 100-vjeçar dhe Phyllis, 102-vjeçare janë njohur në azilin ku jetojnë të dy dhe thonë që thjesht ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Kur e pyetën se çfarë i pëlqen më shumë të bëjë me bashkëshorten, i moshuari refuzoi të përgjigjej.

Ai tha duke qeshur:

Epo, them se nuk duhet të fals rreth kësaj teme.”

Dyshja jetojnë së bashku në ‘Kensington Residence’ për të moshuarit në Ohio dhe së fundmi kishin filluar të bëheshin shumë të afërt.

Por, si një katolike e devotshëm që është, Phyllis këmbënguli që ata të martoheshin nëse donin ta vazhdonin marrëdhënien e tyre si çift.

Duke shpjeguar se si romanca e tyre kishte lulëzuar, Phyllis shtoi:

Të them të vërtetën, ne u dashuruam me njëri-tjetrin. Unë e di që ju mund të mendoni që mund të jetë pak e habitshme për njerëz në moshën tonë, por ne ramë në dashuri.”

Të dy të moshuarit kanë qenë të martuar nga dy herë vite më parë.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania